Sevilla ia ka dal të fitojë tri pikë mjaftë të rëndësishme në shtëpi ndaj Osasunes duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 3 – 2, e vlefshme për javën e 26-të në La Liga.
Mysafirët arritën të përmbysin rezultatin nga 2 – 0 në 2 – 2, por vendasit në minutat shtesë të pjesës së dytë siguruan fitoren, shkruan portali arbresh.info.
Pas një pasimi shumë të bukur nga Torres, En Nesyri u gjend përball portierit dhe në minutën e 13-të zhbllokoi shifrat, ndërsa Ocampos dyfishoi rezultatin në minutat shtesë të pjesë së parë (45+1), pas harkimit të mrekullueshëm nga Torres.
Kurse në pjesën e dytë, problemet u shtuan për Osasunën të cilët mbeten me 10 lojtarë në fushë në minutën 54-të pasi Herrera u ndëshkua me të kuq.
Mirëpo, mysafirët ia dolën ta rikthejnë rezultatin, se pari Hernandez në minutën e 61-të ngushtoi shifrat kurse Torres nga pika e bardhë barazoi rezultatin dhe kur mendohej se gjithçka ka mbaruar atëherë doli në skenë El Nesyri që në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+4) vulosi fitoren për vendasit.
Pas kësaj fitore Sevilla ngritët në pozitën e tretë në tabelë me 46 pikë, ndërsa Osasuna renditët në pozitën e 12-të me 30 pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/BetiGorri/status/1234092232300429313
https://twitter.com/MILINKO_/status/1234095533523963904
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...