Google ADS

Naim Tërnava flet në lidhje me Haxhin e sivjetmë shkaku i koronavirusit

09:01 | 1 Mars 2020
Arbresh.info

Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht hyrjet për pelegrinazhin Umrah në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit. Autoritetet saudite u pezulluan hyrjen në vend edhe turistëve që vijnë nga vende me koronavirus.

Ndërkaq myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, në një intervistë për arbresh.info i ka përkrahur këto masa nga Arabia Saudite.

“Unë si myfti përkrahi këto masa që ka ndërmarr Arabia Saudite, ngase këto masa kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit të të gjithë atyre të cilët marrin rrugën për në Mekë dhe për në Medinë, pra në këto vende të shenjta, janë disa para masa që është dashur dhe me kohë i kanë ndërmarrë dhe sigurisht ata do ti shohin se si do të rrjedh çështja e përhapjes së kësaj sëmundje, e lus Zotin që mos të ketë më raste, e mos të ketë të infektuar me këtë sëmundje dhe të bëjnë më shumë shtetet anë e kënd botës për ruajtjen e shëndetit të gjithë qytetarëve të tyre”, ka thënë myftiu Tërnava.

Ai nuk beson se përhapja e koronavirusit do të ndikojë në uljen e numrit të interesuarve mysliman për shkuarje në Haxh.

“Nuk besoj që koronavirusi do të ndikoj në uljen e numrit, sepse zakonisht kemi nga 1100 haxhi, të cilët shkojnë dhe e kryejnë këtë adhurim, që është obligim jetësor i çdo besimtari që ka mundësi ta bëjë. Ne çdo herë, me veti kemi 8 mjekë që i marrim me vete dhe përkujdesen për haxhit tanë, të cilët qëndrojnë në ato vende të shenjta. Pra, kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, me QKUK-ën, e me gjithë këta. Merren masat që të rruhet shëndeti i hanxhinjve që është parim njerëzor dhe është qëndrim i Bashkësisë Islame të Kosovës gjithherë”, ka deklaruar myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Gjithashtu Tërnava ka treguar se Arabia Saudite ka ndërmarrë edhe një qëndrim tjetër, ku 4 herë brenda 24 orëve, bëhet edhe vetë pastrimi i objektit të Qabes.

“Arabia Saudite ka ndërmarrë edhe një qëndrim tjetër, ku 4 herë brenda 24 orëve, do të bëhet edhe vetë pastrimi i objekteve, e objektin e Qabes, që është aty, e me qëllimin e vetëm që të ruhet e mos të vije deri te përhapja e kësaj sëmundje, ngase njerëzit që shkojnë mund të jenë nga shtetet e ndryshme të botës. Besoj që gjendja do të ndryshojë për të mirë, dhe këto masa do të ndikojnë pozitivisht në uljen e mundësisë për infektime të reja, atje apo këtu, apo kudo qoftë nëpër botë”, ka deklaruar Tërnava.

Tërnava: Kanë filluar të regjistrohen 100 hanxhinj

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka shtuar se deri më tani janë regjistruar 100 hanxhinj për shkuarjen në Haxh.

“Bashkësia Islame e Kosovës, ka marr masat e saj. Hanxhinjtë kanë filluar të regjistrohen prej tash, mirëpo në do t’i shohim se si do të rrjedhin gjërat. E deri më tani janë mbi 100 që janë regjistruar. Në sigurisht do t’i pranojmë të gjithë ato masa që do të merren nga Arabia Saudite, por edhe nga bota e mbarë, e do të shohim se si do të ec rrjedha dhe e lus Zotin, që të stopohet përhapja e kësaj sëmundje”, ka thënë myftiu Tërnava.

Ai po ashtu, ndjehet mirë që Ministria e Shëndetësisë ka marr masat preventive, në ruajtjen e shëndetit.

“E sigurisht po më vjen mirë që po lexoj që edhe në Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, kanë ndërmarrë disa hapa preventive, që ato masa do të jenë direkt do të ndikojnë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai.

Tërnava, në këtë intervistë gjithashtu foli edhe për çmimin e sivjetmë dhe nëse do të ketë ndryshim nga çmimi i vitit të kaluar./E.Ballazhi/arbresh.info/

https://www.facebook.com/841111159287311/videos/2646431415474344

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme