Google ADS

Çfarë e ul kolesterolin dhe çfarë presionin e gjakut?

09:00 | 1 Mars 2020
Trina Galanxhi

Ushqimet e bardha nga natyra, si qepët dhe lulelakra, përmbajnë flavonide që ruajnë shëndetin e zemrës dhe sistemin kardiovaskular, prandaj edhe rekomandohen që të hyjnë në dietën tuaj të përditshme.

Ushqimet e bardha që duhet shmangur janë, mielli i bardhë, sheqeri, orizi i bardhë, buka dhe makaronat, transmeton portal arbresh.info

Se cilat janë ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës zbuloni më poshtë:

Lulelakra

Lulet e bardha të lulelakrës kanë një indeks të ulët glicemik, janë të shkëlqyera për trupin e njeriut dhe veçanërisht për pastrimin e mëlçisë.

Qepa

Qepët janë të mira për presionin e gjakut, shëndetin e zemrës, por edhe për detoksifikimin e të gjithë trupit. Kjo nuk është për t’u habitur pasi qepët përmbajnë rreth 25 lloje të ndryshme të antioksidantëve.

LEXO EDHE: Mëngjesi ideal që largon kolesterolin, djeg kaloritë dhe kontrollon sheqerin në gjak

Qumështi dhe vaji i kokosit

Qumështi dhe vaji i kokosit është i pasur me yndyra të shëndetshme që rregullojnë sistemin e të gjithë trupit dhe janë veçanërisht të mira për stomakun dhe tretjen. Produktet me bazë kokosi kanë një aktivitet të fortë antibakterial dhe është treguar se kanë një efekt pozitiv në rrjedhën e gjakut dhe ulin kolesterolin e keq, transmeton portal arbresh.info

Hudhra

Për shkak të niveleve të larta të squfurit dhe selenit në hudhër, ky ushqim është një mjet i shkëlqyeshëm për të pastruar trupin nga toksinat. Ky antibiotik natyral ka shumë efekte pozitive në trupin e njeriut, ndërsa ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak.

Panxhari dhe majdanozi

Panxhari dhe majdanozi janë një lloj rrënjor i perimeve të pasura me fibra dietike që mbrojnë sistemin e tretjes. Kini kujdes gjatë përgatitjes së këtyre ushqimeve sepse trajtimi i tepërt i nxehtësisë mund të rrisë indeksin e tyre të glicemisë. Në vend të kësaj, grijini ato të freskëta në sallatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme