Google ADS

Serbia nuk do të përfillë “reciprocitetin” e Albin Kurtit

08:06 | 1 Mars 2020
Arbresh.info

Serbia në raport më Kosovën është shumë më e fuqishme andaj nuk merr përsipër as një masë nëse ajo nuk i imponohet në kuadër të një marrëveshje obliguese.

Kështu thotë për arbresh.info profesori universitarë, Milazim Krasniqi.

Sipas Krasniqit ka pak gjasa që Serbia t’i përmbahet kushteve të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për reciprocitet pas vendimit të heqjes së pjesshme të taksës.

“Serbia në raporte me Kosovën është shumëfish ma e fuqishme dhe nuk merr përsipër as një masë zbatimi, nëse ajo masë nuk i imponohet në kuadër të një marrëveshje obligues që i garanton ShBA dhe BE”, vlerëson Krasniqi.

Sipas tij, Serbia ka pozitë shumë dominante në raport më Kosovën në aspektin e fuqisë, edhe ndërkombëtare.

“Në momentin që SHBA kërkojnë tërheqjen e taksës logjikisht janë afër Serbisë. Kështu që Serbia s’ka pse të heq dorë nga qëndrimi i saj pasi që në këtë rast qëndrimi i saj është më afër SHBA-së”, deklaron Krasniqi për arbresh.info.

Në mënyrë që vendi ynë të vazhdoj  përpara në këtë proces, profesori ka një mesazh për Qeverinë e re.

“Qeveria jonë gjendet në një pozitë të vështirë, por duhet të jetë realiste dhe të gjejë zgjedhjen e duhur që s’na prish me SHBA-në, në të kundërtën s’mundet të qëndrojë në këmbë pa SHBA-në”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme  për media të enjten ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të heqë pjesërisht tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe më 15 mars.

Kurti, është shprehur se taksa do të hiqet tërësisht më 1 prill, me kushtin që Serbia të heq dorë nga fushata për ç ‘njohjet e Kosovës. Kjo masë vlen për 90 ditë në rast se Serbia nuk reflekton sipas kërkesës së Kurtit dhe bashkësisë ndërkombëtare./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme