Albin Kurti nuk prezantoi masa konkrete të reciprocitetit dhe deklaratat e tij gjatë prezantimit të “metodologjisë” për heqjen e taksës janë populiste.
Kështu vlerësojnë ekspertët duke shtuar se çdo kundërshtim i agjendës së SHBA-ve do jetë edhe me keq për Kosovën.
Mustaf Kadriaj njohës i çështjeve ekonomike thotë se taksë ndaj mallrave serbe nuk do këtë e aq më pak masa të reciprocitetit ndaj Serbisë.
“U mundua që të nxjerr vetën para opinionit, sepse deklarata e Richard Grenell ishte e qartë që jo pezullim, por shfuqizim total i takës dhe pa kushte, e aq më shumë ku partneri i koalicionit LDK-ja, përmes Abdullah Hotit qartësoi se nëse heqim taksë me kushte, ne nuk do rrijmë në qeveri”, shprehet Kadriaj.
Edhe ekonomisti, Lulzim Beqiri, është skeptik sa i përket masës së reciprocitetit.
“Kryeministri ka dhënë opsionin më optimal të mundshëm, dhe nëse ka një mbështetje së pari nga koalicioni atëherë do të ketë reciprocitet. Mirëpo edhe unë jam skeptik sa i përket një gjëje të tillë sepse nuk po gjen mbështetje Kryeministri tek partitë politike”, vlerëson Beqiri.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media të enjten ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të heqë pjesërisht tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe më 15 mars.
Kurti, është shprehur se taksa do të hiqet tërësisht më 1 prill, me kushtin që Serbia të heq dorë nga fushata për ç ‘njohjet e Kosovës. Kjo masë vlenë për 90 ditë në rast se Serbia nuk reflekton sipas kërkesës së Kurtit dhe bashkësisë ndërkombëtare./V.Selimi/arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut