Guvernatori i Venetos, nje nga rajonet më të goditura të Italisë nga coronavirus, ka kërkuar falje për fyerjet që ka bërë drejt kinezëve.
Ai pati deklaruar se “kinzët i hajnë minjtë e gjallë”, fjali e cila nxiti reagime të mëdha, transmeton portal arbresh.info
Luca Zaia ia ka hedhur fajin Kinës për shpërndarjen me shpejtësi të madhe të coronavirusit në Itali, e cila deri me tani ka dërguar në 21 vdekje.
Ndër të tjëra, ai pati thënë se ndryshe nga kinezët që nuk kanë standarde të mira të higjenës, italianët e mbajnë higjenën në standard të mirë.
“Higjena që kanë njerëzit tani është trajtim kulturor”, tha ai në një intervistë televizive për Antena 3-Nord Est TV.
“Është fakt kulturor që Kina po paguan një çmim të madh për këtë epidemi sepse ne kemi parë që ata të gjithë hanë minj të gjallë ose gjëra të tillë”, tha ai gjatë intervistës.
Komenti i tij ka tronditur ambasadën kineze në Romë, e cila ka reaguar menjëherë.
“Në një moment të rëndësishëm si kjo, kur Kina dhe Italia qëndrojnë krah për krah me njëra-tjetrën për t’u marrë me epideminë, një politikan italian nuk ka kursyer shpifjet për popullin kinez. Ky është një sulm i madh që na ka tronditur”, shkruante ambasada në faqen e saj zyrtare në Facebook.
LEXO EDHE: Alban Skenderaj mendon se coronavirusi ka arritur tashmë edhe në Shqipëri
Kundërshtarët politikë të Zaia gjithashtu mohuan komentet e tij, duke thënë se komenti do të dëmtojnë lidhjet midis dy vendeve.
Guvernatori i Venetos, i cili është anëtar i partisë së Lidhjes së djathtë, tha se nuk kishte për qëllim të shkaktonte ofendim.
“Komenti im nuk kishte për qëllim që të ofendonte askë. Nëse dikush është ofenduar, më vjen keq”, tha ai për Corriere Della Serra.
Koronavirusi i ri u shfaq në fund të vitit 2019 në qytetin kinez Ëuhan, ku shkencëtarët besojnë se mund të kishte kaluar te njerëzit nga kafshët në një treg lokal, ku ishin shitur lakuriqët, gjarpërinjtë dhe gjallesa tjera të egra.
Në Itali më shumë se 400 persona janë të prekur nga coronavirusi, ndërsa 21 kanë humbur jetën./arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...