Google ADS

Aksident i rëndë në Shkup, lëndon rëndë dy vajza që prisnin autobusin

00:51 | 1 Mars 2020
Trina Galanxhi

Dy vajza me lëndime të rënda me autoambulancë u transportuan në spital pasi një veturë xhip i aksidentoi ato derisa prisnin autobusin në stacion.

Makina xhipi, që po lëvizte nga Gjorce Petrov për në Qendër, humbi kontrollin dhe u përplas me vajzat, pasi u përpoq të shmangte makinën Yugo e cila sipas informacioneve paraprake, kaloi rrugën dhe hyri në korsinë ku kalonte vetura e markës Jeep.

Drejtuesit e të dy automjeteve nuk janë të lënduar derisa policia po bën inspektim te vendi i aksidentit./tetovasot./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme