Ekuadori konfirmon rastin e parë me coronavirus

00:05 | 1 Mars 2020
Trina Galanxhi

Ministrja e Shëndetësisë në Ekuador, Katalina Andramuno, ka konfirmuar rastin e parë të prekur me COVID-19.

Pacientja,  në grua ekuadoriane në të 70-tat e saj, u konfirmua se ishte prekur nga virusi pasi ishte kthyer nga Spanja më 14 shkurt, transmeton portal arbresh.info

Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Shëndetit Publik të Ekuadorit bëri testet që konfirmuan diagnozën.

LEXO EDHE: Trump: Pacienti që vdiq nga coronavirusi vuante edhe nja një sëmundje tjetër e rëndë

Pacientja u largua nga Madridi dhe mbërriti në qytetin portual të Guayaquil të Ekuadorit, por ditë më vonë vuajti nga gulçimi, autoritetet udhëheqëse të dyshonin se ajo kishte kontraktuar me virusin, i cili mund të çojë në pneumoni.

Gruaja, e cila ishte me problem shëndetësore është në kujdes inteziv në një njësi të izoluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme