Google ADS

Adriatik Kelmendi: Kurti po ndryshon, por jo edhe disa militantë të Vetëvendosjes

23:40 | 29 Shkurt 2020
Arbresh.info

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe më gjerë.

Gazetari thotë se nëse Kurti do të kishte një qasje siç e ka tani ndaj politikës edhe më parë do të vinte në pushtet shumë më herët.

“Kur ndryshoi zoti Kurti ai fitoi votat dhe u bë kryeministër. Ajo çfarë po ndodh është se nuk po mund të ndryshojnë disa militantë të Lëvizjes Vetëvendosje me hapat e shpejt si po ndryshon Kurti. Ky version i Kurtit është më i pranueshëm se që ishte para pesë apo dhjetë viteve”.

Kelmendi thotë se Kurti është mirë që tashmë e ka kuptuar rolin e LDK-së por edhe se Lista Serbe nuk mund të largohet nga qeveria.

“Lista Serbe është një realitet i yni kushtetues dhe nuk mund ta shmangësh”.

Publicisti thotë se Kosova me këto ndryshime politike është shembull i mirë në Ballkan se megjithatë këtu dëgjohet zëri i qytetarëve.

“U tregua se në Kosovë me votë mund të ndëshkohet qeveria”, tha Kelmendi në RTV Dukagjini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme