Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të martohet së shpejti me të fejuarën Carrie Symonds, e cila raportohet se është pesë muajshe shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit.
Pas qarkullimit të zhurmave të shumta, zonja Symonds njoftoi zyrtarisht zhvillimin në llogarinë e saj në Instagram Duke shkruar: “Në fund të viti të kaluar ne u fejuam dhe presim një bebe këtë verë”.
Djali ose vajza do të jetë fëmija i gjashtë i kryeministrit nga tre gra të ndryshme. Johnson është teknikisht ende i martuar me gruan e tij të dytë, ndërsa i ka propozuar të tretës rreth kohës së Krishtlindjeve.
Ai pritet të bëhet kryeministri i parë në më shumë se 200 vjet që martohet gjatë kohës në post, dhe i pari që do të presë një fëmijë që prej kolegut konservator David e Samantha Cameron që lindën bijën Florence.
55 vjeçari Johnson, ka katër fëmijë të rritur me gruan e ndarë Marina Wheeler dhe një fëmijë prej një lidhjeje me biznesmenen e pronave Helen Macintyre.
Deri kohët e fundit Johnson refuzonte të tregonte sa fëmijë kishte, por shtatzania e Symonds kabërë që e kaluara e tij të gjurmohet më në detaj.
Symonds është partnerja e parë e pamartuar e një kryeminsitri britnaik që banon në selinë kryeministrore 10 Doëning Street./tch/
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...