Dhëmbët janë pjesa më delikate, pasi kur janë të bardhë ne buzëqeshim pa ndonjë merak, por poqe ndonjë në gjendje të keqe, ne hezitojmë të buzëqeshim.
Deri me tani janë shfaqur shumë metoda për zbardhjen e dhëmbëve, por sipas dentistit të personaliteteve të njohur, këto janë katër metodat e duhura, transmeton portal arbresh.info
Luleshtrydhet
Pavarësisht ngjyrës së kuqe, luleshtrydhet janë zbardhues natyral i dhëmbëve. Sipas disa studimeve është gjetur se lëngu i luleshtrydhës ka efekt zbardhues te dhëmbët e njollosur nga kafja. Gjëja kryesore është që luleshtrydhet përmbajnë acid malik, i cili zbardh dhëmbët,” thotë Dr. Richard Marques, një dentist i përsonaliteteve të njohura. E njëjta gjë vlen edhe për mollët, të cilat jo vetëm që përmbajnë acidin malik, por shumë ujë, i cili ndihmon në larjen e ushqimeve të mbetura dhe mbetjeve në dhëmbë. Perimet e forta, të brishta siç janë karotat dhe selinoja gjithashtu kanë një efekt pastrimi, thotë Marques.
Hani djath
Djalthi është një tjetër mënyrë për të pastruar dhëmbët dhe për t’i mbajtur ato të bardha, ndërsa mineralet që përmban ky ushqim mund të forcojnë smaltin tuaj. “Djathi ka kalcium, i cili është shumë i mirë për dhëmbët”, tha Marques. “Djathërat më të bardhë janë më të mirë”, me çedërin një nga më të efektshmit, sepse pjesa tjetër e vetive të tij pastruese qëndrojnë në strukturën e sipërfaqes së forte, transmeton portal arbresh.info
LEXO EDHE: Djathi: sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë?
Higjena e duhur
Mënyra më e thjeshtë është që të mbani higjenë të mirë orale. Në minimum, kjo do të thotë larje për katër minutat e kërkuara çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmjë. “Ekzistojnë disa prova që furçat e dhëmbëve me energji elektrike janë më të mira, veçanërisht ato me koka të vogla, por nëse keni një teknikë të mirë, nuk ka rëndësi se çfarë përdorni,” thotë Prof Damien Ëalmsley, këshilltar shkencor i Shoqatës së Stomatologëve në Britani të Madhe.
Pastrimi me sodë buke
Një studim i vitit 2011 zbuloi se pastat që përmbajnë sode buke janë shumë më të efektshme në zbardhjen e dhëmbëve. Përzierja e një lugë çaji sode buke me një gotë të vogël uji, ose duke e aplikuar atë direkt në dhëmbë duke përdorur një furçë dhëmbësh, gjithashtu mund të largojë disa njolla. Sidoqoftë, pasi që soda e bukës është një gërryes, mund të dëmtojë smaltin e dhëmbit: minimizoni rrezikun duke e bërë këtë vetëm herë pas here./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...