Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për 3 raste të dyshimta me COVID-19.
Siç njofton IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 3 mostra të pacientëve në virusin SARS CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
“Nga data 08.02 deri më 29.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 33 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 29 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 3 raste të dyshimta në COVID-19”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.
“Me datë 29.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 3 mostra të pacientëve në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative. Nga data 01.02.2020 deri me 29.02.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 924 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 172 udhëtarë, Vërmicë 351, Merdare 346, Hani i Elezit 22, Dheu i bardhë 26 dhe Kullë 7 udhëtarë”, përfundon raporti.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...