Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot nga Vlora se do t’i bashkohet manifestimit në 2 mars në Bulevard, por sipas saj, “jo si kryetare e LSI-së, por si nënë dhe qytetare”.
Gjatë një takimi me strukturat në Vlorë, Kryemadhi u shpreh se “nuk do të jem për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Rilindja dhe Edi Rama, sepse ata e kanë bërë gjithmonë atë gjë.
Do të jem në bulevard për të treguar që e gjithë historia e rilindjes që ka ndërtuar dhe gjithë fabula dhe përralla mashtruese e Rilindjes dhe Edi Ramës që ka ndërtuar për Shqipërinë, jo vetëm që është një mashtrim i madh për shqiptarët, por është një mashtrim i madh edhe për ndërkombëtarët të cilëve do t’u bjerë në kokë mashtrimi që kanë ndërtuar dhe që është ndërtuar”.
“Unë në 2 mars do të jem si qytetare, si nënë. Do të jem atje për shkak të të gji thë historisë, për shkak të taksave të larta, të faturave të larta të energjisë elektrike, për shkak të mungesës së punës për të rinjtë dhe të rejat. Por ajo që është më e rëndësishme, do të jem sepse kjo Rilindje dhe ky Parlament ilegjitim, i cili pa pikë turpi falsifikojnë një ligj, një dokument zyrtar ditën për diell, të jeni të bindur që do të na falsifikojnë edhe fëmijët në maternitetet”, tha ajo.
“ Prandaj do të jem atje për të qenë një shqiptare dinjitoze si të gjitha gratë shqiptare që luftojnë për fëmijët e tyre, sepse unë besoj dhe do të bëj çdo gjë që Shqipëria të jetë shtëpia jonë dhe e të gjithë shqiptarëve”, tha Kryemadhi./ATSH/
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...