Ushtrimet i tendosin mjaftueshëm muskujt e trupit, kështu që duhet të jesh i/e sigurt për gjërat që ha dhe pi para dhe pas palestrës. Sa u përket lëngjeve, natyrisht ato duhet të jenë të shëndetshme, sepse ndikojnë seriozisht në rutinën e të ushtruarit në palestër. Duke pasur këtë gjë në mendie, hidhi një sy kësaj liste, çfarë duhet të pish para dhe pas palestrës.
Para:
Ujë: Kjo mund të jetë e qartë, por shumë njerëz, shpesh harrojnë të pinë sasi të konsiderueshme uji gjatë ditës. E mira është të pish rreth 2 litra ujë në ditë dhe të paktën 1 ose 2 orë para palestrës. Kjo do ta ndihmojë trupin të jetë i hidratuar dhe nëse trupi është i hidratuar, do të jesh në gjendje të përballosh të gjitha ushtrimet në palestër dhe, po ashtu, ta mbash trupin në temperaturë normale.
Kafe: Nëse ke pirë të paktën një kafe para stërvitjes në palestër, do t’i japësh vetes më shumë energji dhe gjithashtu do të kesh edhe më shumë durim për të përballuar ushtrimet.
Ujë kokosi: Uji i kokosit është natyral, i pasur me magnez, kalium dhe kripëra të tjera. Ndërsa je duke bërë ushtrime, merr me vete një shishe me ujë kokosi.
Pas:
Lëng domatesh: Ndërsa ushtrohesh në palestër, djersitesh dhe bashkë me të nxjerr jashtë shumë kripëra. Dhe në vend që t’i zëvendësosh ato me suplemente, merr një gotë me lëng domatesh. Lëngu i domateve është një alternativë shumë e mirë për këdo që nuk preferon të pijë ujë kokosi.
Xhenxhefilli: Shumica e ushtrimeve, natyrisht do t’i lodhin muskujt. Rrënjët e xhenxhefillit janë anti-inflamatorë të fuqishëm dhe ndihmojnë qetësimin e muskujve pas lodhjes dhe ushtrimeve.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...