Artan Behrami, Këshilltar i Shefit të Shtetit, ka thënë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti po dështon të ruajë standardet që i ka vendosur kur ishte në opozitë. Ka thënë se Shefi i Qeverisë së sotme po ballafaqohet me pasojat kur Albin Kurti rrinte në tenda dhe gjuante me gaz lotsjellës.
“Iluzionet e krijuara në dy dekadat e fundit për funksionimin e shtetit, iu kthyen Albin Kurtit kokëposhtë në dy javët e para të qeverisjes. Ai transversalen e moralit e ka ngritur shumë lart, duke e bërë të paarritshme edhe për gjenialitetin hyjnor të proklamuar nga vetë përkrahësit e tij”, ka shkruar Behrami, në një reagim në Fb.
“Retorika e Kurtit për zgjidhjen e problemeve me efekt të hajmalisë shumë shpejt pritet t’i shndërrohet në mallkim, duke mos arritur të ofrojë zgjidhje magjike për sfidat që ka shteti dhe shoqëria jonë. Kurti i sotëm i Hotel Sharrit do të ballafaqohet në qeverisje me pasojat e veprimeve të Kurtit të tendave dhe gazit lotsjellës si opozitar”, ka shtuar ai.
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...