Google ADS

Cakaj në Kongresin e PS: Të hiqet menjëherë kufiri mes Kosovës e Shqipërisë

16:16 | 29 Shkurt 2020
Arbresh.info

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në kongresin e Partisë Socialiste, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në fjalën e mbajtur, ka bërë thirrje për heqjen e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Këto deklarata Cakaj i ka bërë duke iu referuar procesit të ndërlidhjes së Ballkanit Perëndimor bazuar në katër liritë themelore të BE-së i cili pa dyshim duhet të rrëzojë kufijtë mes shqiptarëve, që përbëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë së Ballkanit Perëndimor e të zhbëjë kufirin mes Kosovës e Shqipërisë në veçanti.

Cakaj nënvizon se kufiri mes dy vendeve nuk duhet të ekzistojë dhe duhet të hiqet menjëherë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme