Vëllai i ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendit, tha se ky vend do të jetë vetëm vend i kujtimeve.
“Nuk do të jesh më bartës i luleve e qarje e zemrës, do të doja të jesh vetëm prijës i luleve. E do doja që këto varreza të mos mbusheshin me këto , po vetëm me kujtim”, tha vëllai i tij.
Ai po ashtu i tha Faleminderit vëlla që jepe atë për luftëtarët, për miqtë, e për popullin.
I pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
Ai tha se amaneti i Qerimit do të çohet në vend nga të tjerët që mbetën pas tij.
“U tha ajo çka duhet thënë , është shumë vështirë që ri thuash lamtumirë Qerimit, por ka shumë burra që do të ia çojnë amanetin në fund Qerimit. Lavdi Qerim Kelmendi”, tha Daut Haradinaj.
Qerim Kelmendi është gjetur i vrarë rreth orës 01.30, ditën e enjte, pas mesnate në fshatin Zahaq të Pejës, rreth 300 metra nga shtëpia e të ndjerit, deri sa ishte duke qarkulluar me veturë e tij.
Ai u gjet i karbonizuar në makinën e tij.
Hetimet lidhur me autorët e krimit po vazhdon./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...