Kurti njofton se drafti i programit qeverisës ka 41 faqe

15:11 | 29 Shkurt 2020
Arbresh.info

Gjithë kabineti qeveritar sot po mban mbledhje gjithëditore në Prevallë të Prizrenit.

Tek ministrat është prezantuar Drafti i Programit Qeverisës, njofton kryeministri Albin Kurti, shkruan portali arbresh.info.

Në këtë mbledhje janë paraqitur edhe prioritetet e qeverisë si dhe pritet të hartohet korniza e planit të punës.

Tutje sipas Kurtit drafti i programit ka 41 faqe si dhe derivon nga marrëveshja e koalicionit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme