Marrja e shtesave omega-3 ofron përfitime “pak ose hiç” kundër kancerit, thonë ekspertët.
Konsumimi i shtojcave të vajit të peshkut promovohet se ka një gamë të gjerë ndikimesh pozitive në shëndet.
Këto mendohet të përfshijnë uljen e rrezikut të sulmeve, si dhe sëmundje të tilla si kanceri dhe dementia.
Por studiuesit e Universitetit të Anglisë (UEA) zbuluan se marrja e shtojcave të përditshme nuk ka të ngjarë të ketë ndikim të rëndësishëm në shëndetin e një personi.
Hulumtimi ka të bëjë specifikisht me shtesat, sesa me marrjen e omega-3 nga ngrënia e peshkut, me ekspertët që ende sugjerojnë se kjo e fundit është e mirë për zemrën, si dhe shëndetin e përgjithshëm.
Disa studime u bënë në më shumë se 100,000 pjesëmarrës që konsumojnë më shumë yndyra omega-3 në formë shtesë, ose që e ruajnë konsumin e shtesave në mënnyrë të vazhdueshme, për të paktën një vit, shkruan BBC.
Studiuesit zbuluan se nëse 1000 njerëz që merrnin shtojcat për afro katër vjet, efektet aktuale në shëndetin e tyre, pozitiv ose negativ, do të ishin minimale në rastin më të mirë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...