Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour deklaroi se është rritur në 43 numri i personave të vdekur në vend për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media, Jahanpour bëri të ditur se për shkak të Covid-19 që nga dje e deri më sot janë regjistruar 205 raste të reja dhe se në vend kanë humbur jetën edhe 9 persona të tjerë ku numri i të vdekurve gjithsej është rritur në 43 dhe numri i personave të prekur nga virusi në 593.
Jahanpour tha se rastet më të shumta të koronavirusit janë regjistruar në Teheran, Gulistan, Merkezi, Qom, Merkezi dhe Gilan.
Ai ka përmendur edhe pretendimet e paraqitura në organet e huaja mediatike lidhur me numrin e vdekjeve dhe të rasteve, duke theksuar se kanë ndarë me opinionin publik të dhënat e sakta sipas rezultateve të analizave nga Ministria e Shëndetësisë.
Jahanpour tërhoqi vëmendjen se numri i të dyshuarve është shumë më i lartë se i rasteve që kanë rezultuar pozitivë në analiza dhe se kanë dalë pozitive 10-15 për qind e analizave të personave që mbahen në vëzhgim në spitale.
Sipas tij, 123 persona të diagnostikuar me koronavirus janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.
Ndërkohë bëhet e ditur se 5 nga 100 deputetët e parlamentit që janë testuar kanë rezultuar me koronavirus.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...