Tridhjetë e gjashtë vjeçari nga Vinica dhe partnerja e tij me shtetësi kroate të cilët mbrëmë ikën nga Reparti i Sëmundjeve Infektive në Shtip, përderisa është kryer analiza për test pozitiv apo negativ të coronavirusit, sot me rekomandim nga inspektoratit për sanitari do të lëshohen në mjekim shtëpiak, sepse testi ka treguar se nuk është i infektuar me këtë virus.
Drejtori i spitalit të Shtipit, Alen Gjergjiev theksoi se dje në orën 14:00 në Repartin e Sëmundjeje Infektive me veturën e ndihmës së shpejtë dhe me kanë sjellë banorin nga Vinica dhe bashkëshorten e tij, të cilët u ankuan për temperaturë.
Përderisa ka qenë i vendosur në një dhomë të spitalit, 36 vjeçari ka arritur që të ikë dhe më pas janë gjetur në shtëpinë e tij ku pas disa orësh janë kthyer në spital. Pacienti ka reaguar me agresivitet ndaj personelit mjekësor derisa i ka pritur rezultatet.
“I pakënaqur nga situata, ka ikur, është kthyer me siguri i vetëdijshëm për veprimin që e ka bërë, sepse duhet të kujdesesh për shëndetin personal por edhe për shëndetin e personave rreth tij për të cilët rezultati doli të jetë negativ”, tha Gjeorgjijev.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...