Përleshje fizike mes tre personave në Fushë-Kosovë

12:30 | 29 Shkurt 2020
A. B.

Tre persona janë lënduar pasi janë rrahur mes vete.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë ku dy të dyshuar kanë sulmuar një tjetër, shkruan portali arbresh.info

Ne vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Dardania, Fushë Kosovë 28.02.2020 – 03:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur me një të dyshuar tjetër mashkull kosovar. Si pasojë tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme