Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përshëndet vendimin e institucioneve të nivelit qendror dhe lokal që vendosën të pranojnë rekomandimin që të anulohen të gjitha tubimet publike deri më 6 mars të vitit 2020.
Qeveria i inkurajon të gjithë institucionet tjera, si dhe të gjithë qytetarët, ta respektojnë rekomandimin dhe me këtë të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në parandalimin e zgjerimit të coronavirusit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Do të kërkohet nga Inspektorati i Tregut dhe Agjencia për barna dhe mjete mjekësore të bëjë kontroll të pajisjeve mbrojtëse për parandalimin e bartjes së coronavirusit në barnatore dhe nëse vërtetohet rritja e çmimeve do të ndërmerren gjoba”, shprehen nga Qeveria.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...