Google ADS

Johnson përshëndet heqjen e pjesshme të taksës, thotë se do të bëjë presion për heqje të tërësishme

10:24 | 29 Shkurt 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme kryeministri britanik Boris Johnson ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb Aleksandar Vuçiq lidhur me taksën e hequr pjesërisht nga Kosova.

Johnson ka përshëndetur tërheqjen e pjesshme të taksës si dhe ofroi mbështetje për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton portali arbresh.info.

Gjithashtu kryeministri britanik ka thënë se Mbretëria e  Bashkuar do të bëjë presion që të hiqet tërësisht taksa.

“Kryeministri mbështeti rifillimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ai përshëndeti tërheqjen e pjesshme të tarifave të mallrave nga Serbia dhe inkurajoi një përgjigje pozitive. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bëjë presion për heqjen e plotë të tarifave”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike në Kosovë.

Të enjten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hequr taksën 100% ndaj mallrave serbe. Mirëpo, ky vendim i të parit të Qeverisë nuk është për taksën në tërësi, por vetëm për lëndën e parë.

Në një konferencë për media, kryeministri Kurti ka deklaruar ky vendim do të zbatohet nga 15 marsi, duke shtuar se nëse Serbia dëshmon se do ndalë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës, Qeveria e Kosovës do ta largojë tarifën 100% plotësisht më 1 prill 2020./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme