Dy pacientë sot pasdite thyen një dritare dhe u arratisen nga spitali i Shtipi.
Pacientët kishin ardhur nga Italia dhe ishin paraqitur në spital, konfirmoi për “Telma” ministri i MPB-së, Naqe Çulev.
Bëhet fjalë për një burrë nga Vinica dhe partnerja e tij shtetase kroate të cilët para disa ditëve erdhën nga Italia.
Burri ka pasur simptoma të coronaviursit, ndërsa së bashku me gruan janë dërguar në Shtip në njësinë infektive. Atje pacientët janë bërë agresiv dhe të dy kanë ikur pasi që thyen dritaren.
Ata janë zbuluar se gjenden në shtëpinë e tyre në Vinicë, ku sipas MPB-së, së bashku me ekspertët nga Instituti për Shëndet Publik po përpiqen që t’i kthejnë në spital.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...