Njerëzit fetarë kanë më pak gjasa të ndjehen të sëmurë, thuhet në një studim të kryer nga zyrtarët në Britani të Madhe.
Raporti ka gjetur se ateistët kanë shumë më pak gjasa të mendojnë se janë mirë më shëndet, ndërsa e kundërta ndodh me njerëzit besimtarë, transmeton portal arbresh.info
Sipas këtij raporti është gjetur se jobesimtarët janë dy herë më shumë të predispozuar që të bëhen duhanpirës, e cila mund të kontribuojë në gjendjen e tyre të përgjithshme më të keqe.
LEXO EDHE: Myftiu rus: Në 15 vitet e ardhshme, 30 përqind e rusëve do të jenë muslimanë
Zyra për Statistika Kombëtare në Britani të Madhe thekson se afërsisht një në pesë atesitë pi duhan në krahasim me 10 të krishterë ose myslimanë.
Studimi thekson se ateistët kanë më shumë gjasa të konsumojë dhe të abuzojnë edhe me alkool, sesa pasuesit e feve të caktuara, siç është Islami që e ndalon atë plotësisht, ose Sikizmin dhe Hinduizmin që dekurajojnë atë.
Te besimtarët nuk është vetëm shëndeti fizik që është në gjendje më të mirë, por edhe ai mental.
Sipas një studimi amerikan theksohet se njerëzit me përkatësi fetare shpesh përfshihen në aktivitete sociale në mënyrë vullnetare, diçka që lidhet në mënyrë rutinore me jetëgjatësinë më të gjatë./arbresh.info/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...