Tyson Fury duket se ka pasur recetën për triumfin kundër Deontay Wilder, qysh nga dueli i parë mes tyre.
Boksieri britanik arriti ta mposhte Deontay Wilder për t’i marrë titullin e kampionit të WBC, në një duel të cilin e dominoi që nga raundi i parë.
Duke komentuar këtë duel, Joe Rogan ka thënë se Fury kishte bërë të ditur se kishte recetën për triumfin qysh nga dueli i parë, duke zbuluar edhe momentin kyç.
“Ai tha se kishte zbuluar recetën qysh në duelin e parë – në raundin e 12-të, kur ai filloi të shtynte mbrapa Deontay – Deontay nuk mund të boksojë duke u tërhequr mbrapa” ka thënë Rogan, transmeton lajmi.net.
“Deontay është boksier që shtynë përpara, dhe ai ka fuqi të jashtëzakonshme. Të gjithë janë të frikësuar nga fuqia e tij, kështu që të gjithë lëvizin gjatë gjithë kohës” shtoi Rogan.
“Fury vuri re këtë në raundin e 12-të, pasi Deontay e nokautoi. Ai u ngrit dhe filloi ta ndjekë Deontay, dhe lufta e Deontay u zbeh. Ai tha se i dukej e çuditshme” ishin fjalët e njohësit të boksit.
Fury ishte i pamëshirshëm kundër Wilder, duke mos i lënë asnjë sekond kohë për të pushuar dhe nuk e la asnjëherë të duket i frikshëm.
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...