Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në kuadër të zgjedhjeve ka vendosur t’i bëj thirrje partive politike në vend që krahas identifikimit të problemeve të shumta në vend, njëkohësisht të punojnë edhe për të gjetur zgjidhje reale për të përmirësuar gjendjen në arsim, kushtet në shkolla dhe respektin e ndërsjellë midis profesorëve dhe nxënësve.
“Në këto momente kur vendi jonë është në prag të fillimit të zgjedhjeve të parakohshme, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut i bën thirrje partive konkurruese në zgjedhje që krahas identifikimit të problemeve të shumta në vend, njëkohësisht të punojnë edhe për të gjetur zgjidhje reale për të përmirësuar gjendjen në arsim, kushtet në shkolla dhe respektin e ndërsjellë midis profesorëve dhe nxënësve. Maqedonia e Veriut shënon rënie dhe renditet gjithnjë e më keq në listën botërore sa i përket arsimit; fajtori kryesor për këtë është Ministria e Arsimit dhe Shkencës sepse ka dështuar të paraqesë dhe implementojë politika të dobishme për përmirësimin e cilësisë në arsim. Prandaj Unioni jonë pret dhe kërkon nga Qeveria e ardhshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i kushtojë vëmendjen e duhur zhvillimit të arsimit, përmirësimit të kushteve në shkolla dhe qasjeve inovative në zhvillimin e ardhmërisë së vendit tonë”, thuhet në reagimin e Unionit.
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë