Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se vendet evropiane nuk kanë vendosur ende për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, i cili do të ngarkohej me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe me çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Stano konfirmoi se ideja për emërimin e përfaqësuesit të posaçëm u është paraqitur vendeve anëtare të BE-së.
“Derisa shtetet anëtare të mos vendosin dhe miratojnë emërimin e një personi specifik për mandatin konkret, ne, as përfaqësuesi i lartë i BE-së, nuk mund të flasim për këtë”, tha Stano.
Komentet pasojnë deklaratën e komisionarit evropian për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, dhënë Radios Evropa e Lirë, se ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, do të jetë përfaqësuesi i ardhshëm i BE-së për Ballkanin Perëdimor.
“Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, është i vetmi që mund të njoftojë zyrtarisht për emërimin e një përfaqësuesi special”, tha Stano.
Emërimi i përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor pritet të bëhet më 23 mars.
SBASHK të hënën dorëzon nënshkrimet për Projektligjin për sk...
Kurti dhe Gërvalla takojnë në New York, Kardinalin Pietro Pa...
Rodri do t’i nënshtrohet një operimi në gju javën e ardhshme
Krasniqi për Ilmi Ilazin: Ishte shembull i përkushtimit dhe ...
Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Hassan Nasrallah
Kuvendi i Malishevës miraton projekt buxhetin për vitin 2025