Çulev: Po përgatitet denoncim për punë të pandershme në SPB Veles

16:42 | 28 Shkurt 2020
Arbresh.info

Reparti për kontroll të brendshëm, polici kriminale dhe standarde policore në bashkëpunim me PTHP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – reparti për nëpunës të policisë përgatisin denoncim për punë të pandershme të pesë udhëheqësve të lartë të policisë në SPB Veles.

Për këtë sot informoi ministri teknik për Punë të Brendshme Naqe Çulev. Ai sqaroi se bëhet fjalë për rast për veprim pas denoncimit të nëpunësve të policisë në fshatin Vranovc i Epërm, në Komunën Çashkë, gjatë veprës penale vjedhje gjatë prerjes së paligjshme të drunjve.

“Pas ardhjes në vendin e kryerjes së veprës penale, nëpunësit e policisë i kanë lëshuar kryesit e veprës, i shkarkojnë drunjtë dhe kryesit e veprës bashkë me mjetet për kryerjen e veprës penale -traktorin largohen”, informoi Çulevi.

Sipas tij, gjatë kësaj është bërë foto-dokumentim dhe ka fotoalbum nga ngjarja.

Siç precizon Çulevi, nëpunësit e policisë veprën e kishin denoncuar si lëndë të gjetur, ndërsa gabim plotësues është se ata nuk kishin vepruar sipas Ligjit për procedurë penale gjegjësisht nuk e kishin informuar PTHP-në për veprim të mëtutjeshëm.

Çulev tha se këta nëpunës të policisë pas hapjes së hetimit nga ana e Repartit për kontroll të brendshëm kishin dhënë deklarata të pasakta në PTHP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme