Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka shkarkuar Bordin e Hekurudhave “Infrakos” me propozim të ministres së Ekonomisë Rozeta Hajdari.
Ministrja Hajdari, para kabinetit qeveritar ka thënë se arsyeja e shkarkimit është sepse bordi ka dështuar të merrte masa ndaj kryeshefit, Agron Thaçi, i akuzuar për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës “, që ka të bëjë me dëmtimin e pronës.
“Prokuroria ka ngritur Aktakuzë ndaj kryeshefit ekzekutiv Agron Thaçit për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar, prandaj ne kërkojmë shkarkimin e Bordit. Ligji i punës e lejon pezullimin kur fillojnë procedurat penale ndaj tij”, tha Hajdari.
“Me 8 janar 2020 njësia I ka kërkuar bordit të Infakosit të hetoj kryeshefin për shkelje. Me 17 janar 2020 bordi ka njoftuar se ka shqyrtuar rastin por nuk dëshirojnë të interesojmë por dëshirojnë të prasin përfundimi e procesit penal para së të marr masa ndaj Thaçit. Mirëpo bordi nuk ka pse të pres. Ligji e detyron bordin të kërkoj hetime të menjëhershëm dhe të shkarkoj kryeshefin. Bordi ka vonuar pa arsye përmbushjen e detyrimeve ligjore” ishte arsyeja e ministres për këtë propozim.
/arbresh.info/
Kurti konfirmon ndryshimin e masave për importet nga Serbia
Murati: Mbi 300 mijë përfitues nga rritja e pensioneve
Nga tetori rriten për 20 për qind një pjesë e pensioneve
Rami Hadar jep dorëheqje, nuk është më trajner i KB Pejës
Ndërroi jetë akademik Tahir Emra
Begaj përshëndet studentët për vitin e ri akademik nga Unive...