Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim Presidentin e R.I.T Kosova të Universitetit Amerikan në Kosovë, Kamal Shahrabi.
Shahrabi e uroi kryeministrin Kurti për detyrën e re, dhe shprehu interesim për punë të përbashkët për zhvillimin e vendit, veçanërisht në ngritjen e edukimit cilësor. Ai tha se Kosova ka një potencial të madh për zhvillim dhe se R.I.T AUK do të bëjë përpjekje të vazhdueshme bashkërendimi me Qeverinë e re dhe misionin e saj për zhvillimin e një shoqërie të edukuar mirë e me ekspertizë të re.
Kryeministri Kurti e falënderoi Shahrabi për punën e deritanishme të stafit akademik të R.I.T AUK dhe e njoftoi atë me prioritetet e qeverisë së re. Ai tha se krahas sundimit të ligjit, drejtësisë dhe antikorrupsionit që do e kthente besimin e qytetarëve në institucione, Qeveria e re për prioritet ka edhe ngritjen e cilësisë së arsimit nëpërmjet sistemit dual arsimor që do ta bëjë urëzimin e hendekut të shkathtësive duke e lidhur sistemin arsimor me tregun e punës. Kështu do të zvogëlohej barra e bizneseve dhe do të lehtësohej punësimi i të rinjve dhe grave që e synojmë si qeveri, tha Kurti.
Në përfundim të takimit, kryeministri Kurti dhe Shahrabi u dakorduan ta shtojnë bashkëpunimin drejt projekteve konkrete që e ngrisin cilësinë në arsim. /arbresh.info/
Arrestohet një person në Klinë për vrasje në tentativë
Përfshihet nga zjarri një vilë në Podujevë
Vodhi pije alkoolike në një market në Lipjan, arrestohet i d...
Krijimi i shtetit bektashi, Rama: Është në harmoni të plotë ...
Sulmet vdekjeprurëse izraelite në Liban shënojnë nisjen e nj...
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...