Policia e Kosovës kërkon ndihmë për arrestimin e një personi

13:37 | 28 Shkurt 2020
A. B.

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për mashtrim në votime. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin nga Tërmoci i Istogut, Astrit Rexhaj.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, policia ka njoftuar se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt polico”, thuhet në komunikatë. /arbresh.info/

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme