Nisin hapat e parë drejt Vettingut në sistemin e drejtësisë

13:03 | 28 Shkurt 2020
M. A.

Qeveria e Kosovës ka votuar vendimin për themelimin e Grupit të Ekspertë për draftimin e skenarëve dhe elementet e reformës së Vetingut në sistemin e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se ky grup do të jetë i pavarur dhe nuk do të ndikohet nga askush.

“Të përcaktojë elementet e reformës së vetingut në drejtësi dhe të identifikojë rreziqet e secilit skenar të përcaktuar. Të identifikojë raste të suksesshme dhe të pasqyrojë elemente në reformën e vetingut”.

“Grupi Ekspertëve nuk përbën trup qeveritar dhe do të jetë i pavarur dhe nuk do të ndikohet nga askush”, tha ajo.

Kryesues i Grupit Qerim Qerimi, Avni Puka, Visar Morina, Arbresha Loxha, Ehat Miftaraj, Arian Qosa Mustafa, Arton Demhasaj, Kreshnik Gashi, Kujtim Kërbeshi.

Kurti tha se sot është ditë e shënuar sepse po fillon reforma e drejtësisë dhe shteti i së drejtës të jetë karakteristikë normale e vendit tonë./arbersh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme