Qeveria Kurti shkarkon Bordin e Drejtorëve të Infrakos-it

12:22 | 28 Shkurt 2020
M. A.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shkarkuar bordin e Drejtorëve të ndërmarrjes Publike  Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”.

Ministrja e Ekonomisë, Tregtisë dhe Financave, Rozeta Hajdari ka thënë se arsyeja e shkarkimit të bordit është për shkelje të detyrës.

Sipas saj Borti ka dështuar të shkarkoj kryeshefin ekzekutiv i cili ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës.

“Për shkelje të detyrës. Bordi ka dështuar të marr masa ndaj kryeshetif ekzekutiv i akuzuar për keqpërdorim të detyrës”, tha ajo.

Vendimi u miratua nga kabineti qeveritar.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme