Zbulohen shtatë skuadrat e tjera të kualifikuar në Evropa Ligë, eliminohet Ajax

22:58 | 27 Shkurt 2020
Arbresh Info

Janë kualifikuar edhe shtatë skuadra të tjerë në 1/16 e Evropa Ligës.

Manchester United mposhti Club Brugge me rezultat 5 – 0, ndërsa Inter me rezultat të ngushtë 2 – 1 eliminoi Ludogorets, shkruan portali arbresh.info.

Sevilla gjithashtu është kualifikuar në fazën tjetër pavarësisht që ndeshja përfundoi me rezultat 0 – 0, pasi në ndeshjen e parë kishte shënuar gol si mysafirë.

Ajax ka bërë befasinë duke u eliminuar nga Getafe pasi rezultati i përgjithshëm i ndeshjes ishte 2 – 3 në të mirë të klubit spanjoll.

Kurse, përballja Arsenal – Olympiacos ka shkuar në vazhdime sepse ndeshja e zhvilluar në “Emirates” përfundoi me rezultat 0 – 1, kurse në ndeshjen e parë kishin fituar “Topçinjtë” me të njëjtin rezultat.

Të gjitha ndeshjet (brenda kllapave është rezultati i dy ndeshjeve):

Ajax 2 – 1 Getafe (2 – 3)

Arsenal 0 – 1 Olympiacos (1 – 1, fituesi zbulohet në minutat shtesë)

Benfica 3 – 3 Shakhtar (4 – 5)

Celtic 1 – 3 Koebenhavn (2 – 4)

Inter 2 – 1 Ludogorets (4 – 1)

United 5 – 0 Club Brugge (6 – 1)

Sevilla 0 – 0 CFR Cluj (1 – 1)

Kujtojmë që ndeshja mes RB Salzburg dhe Eintracht Frankfurt është shtyrë për shkak të stuhisë së madhe./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme