Holanda konfirmon rastin e parë me koronavirus

23:10 | 27 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë  në Holandës ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus në vend.

“Virusi (COVID-19) është gjetur në një pacient në Norvegji. Kjo është arritur sot me anë të punës laboratorike,” thuhet në një komunikatë lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë së Holandës.

Sipas ministrisë, personi në fjalë ka fluturuar nga Lombardi, regjion në veri të Italisë.

“Pacienti, i cili së fundmi kishë qëndruar në regjionin Lombardi, është në izolim,” tha Ministria e Shëndetësisë holandeze duke pranuar se autoritetet janë duke kërkuar personat me të cilët kishtë pasur kontakt.

Kryeministri Hollandez Mark Rutte tha të enjten se ai ishte në kontakt me ministrin e kujdesit shëndetësor Bruno Bruins, duke pranuar përmes një postimi në Twitter se të gjitha përpjekjet janë duke u bërë për të përballuar shpërthimin e koronavirusit në Holandë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme