Administrata Trump mund të përdorë ligjin e vitit 1950 për të zgjeruar prodhimin e maskave

22:26 | 27 Shkurt 2020
Arbresh.info

Administrata e Trump është duke menduar përdorimin e ligjin e vitit 1950 për të zgjeruar prodhimin e maskave dhe veshjeve mbrojtëse për të ndalur rritjen e koronavirusit.

Zyrtarët janë duke peshuar nëse do të thirrin Aktin e Prodhimit Mbrojtës, i cili do të i ndihmojë administratës të zgjerojë prodhimin e produkteve qe konsiderohen të nevojshme për sigurinë kombëtare shkruan arbresh.info

Zyrtarët nga administrata Trump thanë se ju duhet një numër i madh i maskave rezervë për të parandaluar shpërndarjen e virusit. Janë bërë disa diskutime për ligjin i cili iu kërkon kompanive të prodhojnë një numër më të madh të maskave dhe veshjeve.

Ende nuk është marrë asnjë vendim, edhe pse zyrtarët janë deklaruar publikisht për numrin e vogël të maskave N95.

Akti i Produkteve Mbrojtëse së pari u kalua në vitin 1950 si një përgjigje ndaj luftës koreane.

Reuters kanë raportuar së pari për përdorimin e këtij akti i cili është në konsideratë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme