Qeveria e Kalifornisë ka thënë sot se vendi është duke marrur masa të nevojshme për njerëzit qe udhëtojnë kohës së fundit drejt vendeve ku ka shpërthyer koronavirusi.
“Ne kemi një numër të fluturimeve të përfshirë. Më shumë se 800 persona kanë fluturuar me këto fluturime, po kjo është një pjesë e vogël e fotografisë së madhe. Mijëra dhe mijëra persona të tjerë kanë ardhur në vend nga fluturimet e zakonshme përmes shtetit të Kalifornisë. Më shumë se 8,400 persona janë duke u monitoruar në 49 juridiksione që bëjnë protokollet dhe monitorimin e njerëzve qe fluturojnë nga vendet e prekura sidomos në Azi,” tha Gavin Newsom.
Dr. Sonia Angell, drejtoreshë e Departamentit të Shëndetit në Kaliforni dhe zyrtare e Shëndetit në vend, ka thënë se banorja e qarkut Solano ka rezultuar me test pozitiv të koronavirusit.
Pacientja, të cilës zyrtarja i referohet me “ajo” dhe “asaj” në konferencë për media këtë mëngjes, tha se tani ajo është duke u trajtuar në qarkun Sakramento dhe nuk ka të dhëna se ka fluturuar ose i është ekspozuar koronavirusit./arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë