Mjekësia familjare, prioritet i Ministrit Vitia

21:27 | 27 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, priti sot në takim, Johnny Lyon Maris nga Kolegji Mbretëro i Britanisë se Madhe, RCGP, të cilët mbikëqyrin programin specialistik të Mjekësisë Familjare në Kosovë, program specialistik i vetëm i akredituar ndërkombëtarisht.

Gjatë takimit me ekspertin e Kolegjit Mbretëror të Britanisë se Madhe, Ministri Vitia ka theksuar prioritetin për fuqizimin e konceptit të Mjekësisë Familjare si dhe prioritetin për shpalljen e konkurseve për shkollim specialistik.

Eksperti nga Kolegji Mbretëror i Britanisë se Madhe, Johnny Lyon Maris ka shprehur gatishmëri në bashkëpunim në fushën e cilësisë, konkretisht për udhërrëfyesit dhe protokollet klinike për Kujdesin Parësor Shëndetësor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme