Kurti thërret konferencë për medie

17:32 | 27 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte do të dalë në konferencë për medie.

Në njoftimin e zyrës së zyrës së Kryeministrit thuhet se konferenca do të filloj në orën 18:30, shkruan arbresh.info.

Por aty nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës.

Kujtojmë se sot është anuluar mbledhja  Qeverisë së Kosovës ndërsa është shtyrë për të premtes.

Zyrtarisht nuk është bërë e ditur se cila ka qenë arsyeja e kësaj shterje një orë para mbledhjes por në medie është raportuar se shkak ka qenë mospajtimet rreth taksës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme