Google ADS

Policia deklarohet për rastin e Xhelal Sveçlës

17:10 | 27 Shkurt 2020
Arbresh.info

Pak minuta më parë arbresh.info ka raportuar se zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot është përfshirë në një zënke në një kafiteri “te Qafa” në Prishtinë.

E nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për rastin.

Për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se një 20 vjeçar ka sulmuar një person të moshës së re ndërsa disa qytetarë kanë intervenuar për të ndaluar sulmin.

Hoxha ka thënë viktima është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa Polica po mbledhë informacione për rastin.

“Me datë 27.02.2020 në ora 15:54 min.  Policia ka pranuar informacionin se në rrugën “Fehmi Agani” te një lokal është një rrahje në progres, njësia policore ka dal menjëherë në vend të ngjarjes , ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar (viti i lindjes 2000), i cili dyshohet se ka sulmuar një person të moshës së re. Pas këtij sulmi disa persona/qytetarë të cilët kanë qenë afër lokacionit të incidentit kanë intervenuar që ta ndalojnë këtë sulm. Raportohet se viktima është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në proces te mbledhjes se të gjitha informacioneve relevante lidhur me këtë rast. Pas raportimeve shtese do te njoftoheni për detajet tjera”, ka thënë Hoxha./arbresh.info/

 

Sulm apo përfshirje në zënkë, rasti i Xhelal Sveçlës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme