Ish-lojtari i Juventusit, Vincenzo D’Amico beson se klubi i tij i vjetër ka bërë gabim në blerjen e mesfushorëve, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey.
Gjatë afatit veror të dy lojtarët u transferuan në Torino, por ende nuk janë në formën më të mirë të mundshme, transmeton portali arbresh.info.
D’Amico për TMW Radio tha “Zonja e Vjetër” me paratë që ka blerë Matthijs de Ligt duhej ta forconte mesfushën.
“Rabiot dhe Ramsey janë lojtarët të cilët nuk iu duhen. Klubi shpenzoi shumë para në De Ligt, por në vend është duhur që të përdornin të forconin mesfushën”.
“Nuk e di pse klubi mendon se ka mbaruar, por duhet të përforcojnë skuadrën”, deklaroi ai.
Juventus momentalisht është lider në Seria A me 60 pikë, një më shumë se Lazio, ndërsa të dielën do përballet me Inter./arbresh.info.
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...
Certifikohen 29 zyrtarë policorë për trajnerë të imunitetit ...
Burimi e ndihmon Anisën të pastrohet
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...