Mount me mesazh për Bayernin: Ende nuk ka mbaruar, gjithçka mund të ndodh

16:32 | 27 Shkurt 2020
Arbresh Info

Trajneri i Chelseas, Mason Mount insiston se rrugëtimi në Ligën e Kampionëve ende nuk ka përfunduar.

“Blutë” u mposhtën në “Stamford Bridge” nga Bayern me rezultat 0 – 3 dhe shumë njerëz thonë se gjithçka ka mbaruar për klubin anglez, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, anglezi ka thënë se gjithçka mund të ndodh, andaj mund të kualifikohen në fazën tjetër.

“Duhet të jemi pozitiv, çdo gjë mund të ndodh. E kemi parë në vitin 2012 në finalen mes Chelseas dhe Bayernit se gjithçka mund të ndodh”.

“Kemi treguar më herët se mund të rikthehemi në formë dhe do mundohemi ta bëjmë këtë”, theksoi ai.

Chelsea do përballet me “Bavarezët” në “Allianz Stadium” me 18 mars./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme