Google ADS

Shërohen tre pacientë në Romë, ilaçi kundër Ebolës i jep shpresë mjekësisë

15:56 | 27 Shkurt 2020
Arbresh.info

Teksa në Italinë fqinje, 12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe 456 të tjerë kanë mbetur të infektuar, një lajm i gëzueshëm ka lënë vend për shpresë!

Mediat italiane raportojnë se 3 pacientë në Romë kanë mundur të shërohen, ku madje dy prej tyre (një çift kinez) u është ndërprerë trajtimi intensiv. Mësohet se mjekët kanë përdorur një ilaç eksperimental të prodhuar në SHBA me autorizim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, saktësisht Remdesivir-i.

Remdesivir- i është një antiviral i prodhuar nga Gilead Sciences, i studiuar sa i takon luftës kundër Ebolës, që duket se po shfaq gjurmë pozitive edhe në përballjen me koronavirusin. Ilaçi në fjalë do të përdoret edhe në Kinë, veçanërisht në Wuhan ku gjenden rastet më të rënda dhe rezultatet e mjekimit do të shpallen në prill./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme