Përfaqësuesit e Paralamentit Evropian shprehën entuziazmin për formimin e qeverisë së re dhe luftimin e korrupsionit

15:31 | 27 Shkurt 2020
A. B.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i shoqëruar nga shefja e programit “Education unlimited e.V.”, Kerstin Zielosko, kryetari i Komunës Korntal-Münchingen (Shtutgart), Joachim Wolf, drejtori i Rosenstein-Secondary-school në Heubach (Schwäbisch Gmünd), Miller, administratorin e EDEKA Südwest, Rudolf Matkovic, shefen e Deskut të  Wieland,  Angela Schweizer.

Në takim morën pjesë edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,  Hykmete Bajrami, dhe  Jan-Axel Voss, Zëvendës shef i misionit gjerman.

Nënkryetari i Parlamentit Evropian,  Wieland, shprehu entuziazmin për formimin e qeverisë së re dhe për synimin e saj për ta luftuar korrupsionin. Korrupsioni e rrit mosbesimin e qytetarëve dhe e bën të pamundur funksionalizimin e vërtetë të institucioneve.

Kryeministri konfirmoi nga ana e tij këtë pritshmëri të brendshme dhe të jashtme. Zhvillimi i ekonomik sjell punësim dhe luftimi i korrupsioni sjell drejtësi. Lufta ndaj korrupsionit do të bëhet në koordinimin e tërë aktorëve.

Mes temave të tjera të përmendura prej Wieland ishin shkëmbimi i përvojave në fushën e arsimit, vënia e theksit në politikat komunale, nxitja e edukimit në fushën e administratës publike si dhe nxitja e prodhimit vendas.

Ndaj edhe kryeministri Kurti nënvizoi se investimet nga jashtë ndihmojnë strukturimin e ekonomisë së brendshme. Pikënisje është mërgata e cila duhet të ndjehet e sigurtë. Investimi i saj do të gjejë këtu punën dhe ligjin. Suksesi i mërgatës në Kosovë do të shërbejë si dëshmi për investuesit e tjerë të huaj. Për punën vlen modeli i sistemit dual, sipas përvojës së Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Ndërlidhja e arsimit cilësor me korrektësinë e tregut të punës përbën një strategji që e tejkalon mandatin elektoral. /arbresh.info/

Të ngjashme