Në shumë kultura të botës, veçanërisht në Japoni, mendohet se lloji i gjakut i një personi mund të ndikojë në personalitetin e tij. Megjithatë, çështja shkon përtej besytnive pasi sipas studimeve të ndryshme, grupi i gjakut ndikon në besimet, zakonet dhe mënyrën e të qenit.
Grupi A
Ju jeni personi i cili kujdeset që gjithçka të jetë perfekte në detaje. Kur merreni me diçka, përpiqeni ta bëni atë deri në fund pavarësisht se çfarë ndodh. Edhe pse perfeksionizmi çon në rezultate të mëdha, ndonjëherë ju ndan nga njerëzit dhe ju shkakton probleme shëndetësore e sociale. Ankthi i arritjes së qëllimit mund t’ju bëjë të kaloni shumë kohë në punë dhe të lini pak kohë për veten tuaj.
Grupi 0
Ju jeni kurioz nga natyra. Ju gjithmonë doni të dini se çfarë po ndodh me të tjerët. Por kjo do të thotë që ju jeni një tip që ndërhyni tek ta. Thjesht, ju pëlqen të dëgjoni, të mësoni histori, të kuptoni njerëzit. Kjo është arsyeja pse edhe ju jeni bujarë dhe gjithmonë kur dikush po kalon një kohë të vështirë dhe përpiqeni ta ndihmoni.
Ju jeni gjithashtu vazhdimisht të interesuar për të mësuar gjëra të reja.
Grupi AB
Ju doni gjithçka rreth artit, në çdo formë. Aq shumë sa kjo gjë që mund t’ju bëjë të paparashikueshëm para të tjerëve. Por kjo nuk ka rëndësi për ju.
Ju jeni një shpirt i lirë, ju pëlqen ti bëni gjërat në stilin tuaj, dhe nuk lejoni askën të vendosë për ju. Ky entuziazëm ju bën pak misteriozë, pasi nuk i hapeni shumë të tjerëve sepse ndiheni më të sigurt në universin tuaj.
Grupi B
Besoni në aftësitë tuaja personale dhe gjithmonë vini bast mbi to. Besimi që keni në vetvete ju bën një person të gëzuar, të thjeshtë dhe transparent. Ju nuk keni asgjë për të fshehur: ju jeni ata që jeni dhe jeni krenarë që jeni ashtu siç jeni.
Kjo siguri i bën të tjerët t’ju shohin ndonjëherë si një person egoist. Duhet t’i jepni përparësi qëllimeve tuaja, sepse e dini se duke u përqendruar do të çoni në përmbushjen e tyre. Për njerëzit që me të vërtetë kanë rëndësi për ju, jeni të gatshëm të bëni çdo gjë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...