Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me një letër, siç e quajnë ata “këshillë publike”, në lidhje me planifikimin e buxhetit për vitin 2020.
SBASHK-u përmes komunikatës për medie i ka kërkuar Qeverisë që në Ligjin për Buxhetin për vitin 2020, të planifikojnë mjetet edhe për Ligjin e Pagave.
Nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet atëherë, SBASHK-u ka paralajmëruar se do të përsëritet situata e janarit të vitit të kaluar, ku të gjitha institucionet arsimore në vend kanë qenë në grevë.
“Nëse Ministria për Financa nuk bën planifikime buxhetore për Ligjin e Pagave dhe Qeveria përkrah një ide të tillë, atëherë në tërë sistemin arsimor do të përsëritej situata e janarit të vitit të kaluar, gjegjësisht bazuar në kërkesat e anëtarësisë do të ketë veprime sindikale dhe grevë në nivel vendi nga çerdhet, institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe në të gjitha Universitetet publike”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.
Në këtë letër po ashtu thuhet se nëse Ministria për Financa nuk bën planifikime buxhetore për Ligjin e pagave dhe Qeveria përkrah një ide të tillë atëherë greva do të nis duke filluar nga çerdhet e deri tek Universitetet publike.
“Mijëra anëtarë të SBASHK-ut besojnë fuqishëm se Kushtetuesja do të jep ndonjë vërejtje, por Ligji i pagave do të nis së zbatuari dhe pastaj Parlamenti do të bëj përmirësimet dhe nëse Ministria për Financa nuk bën planifikime buxhetore për Ligjin e pagave dhe Qeveria përkrah një ide të tillë, atëherë në tërë sistemin arsimor do të përsëritej situata e janarit të vitit të kaluar, gjegjësisht bazuar në kërkesat e anëtarësisë do të ketë veprime sindikale dhe grevë në nivel vendi nga çerdhet, institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe në të gjitha Universitetet publike”, thuhet në letër.
SBASHK-u thotë se kanë kërkuar takim me kryeministrin Kurti në një kohë sa më të afërt, qoftë edhe në fundjavë, meqë ata do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm të hënën për të vendosur për hapat që do të ndërmerren tutje.
Komunikata e plotë:
Këshillë publike e SBASHK-ut drejtuar Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë
Në Ligjin e Buxhetit për vitin 2020 planifikoni mjetet për Ligjin e pagave
Nëse Ministria për Financa nuk bën planifikime buxhetore për ligjin e pagave dhe Qeveria përkrah një ide të tillë, atëherë në tërë sistemin arsimor do të përsëritej situata e janarit të vitit të kaluar, gjegjësisht bazuar në kërkesat e anëtarësisë do të ketë veprime sindikale dhe grevë në nivel vendi nga çerdhet, institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe në të gjitha Universitetet publike.
Ngatërrimet që ishin bërë pa qëllim mes Ligjit për zyrtarët publik dhe atij të Pagave te lajmi lidhur për zgjatjen e masës së pezullimit nga Kushtetuesja edhe për një muaj kishin krijuar tensione shtesë të gjithë anëtarësia e SBASHK-ut.
Tensionet janë shtuar edhe më tepër nga lajmi i shpërndarë , që urojmë të mos jetë i saktë, se Ministria e Financave duke përgatitur Projektligjin e buxhetit për vitin 2020 nuk do të planifikojë fare mjete për implementimin e Ligjit të pagave.
SBASHK-u i drejtohet me këshillën publike Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që duke planifikuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2020 të mos e harrojnë Ligjin e pagave, implementimin e të cilit më të drejtë e presin mijëra të punësuar në sektorin publik e mes tyre edhe ata në sektorin e arsimit.
Mijëra anëtarë të SBASHK-ut besojnë fuqishëm se Kushtetuesja do të jep ndonjë vërejtje, por Ligji i pagave do të nis së zbatuari dhe pastaj Parlamenti do të bëj përmirësimet dhe nëse Ministria për Financa nuk bën planifikime buxhetore për Ligjin e pagave dhe Qeveria përkrah një ide të tillë, atëherë në tërë sistemin arsimor do të përsëritej situata e janarit të vitit të kaluar, gjegjësisht bazuar në kërkesat e anëtarësisë do të ketë veprime sindikale dhe grevë në nivel vendi nga çerdhet, institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe në të gjitha Universitetet publike.
SBASHK-u me qëllim që çështjet të sqarohen me dialog i ka dërguar kërkesë Kryeministrit Albin Kurti për takim në afatin më të afërt të mundshëm , qoftë edhe në ditët e vikendit, ndërsa të hënën do të mbaj takim të jashtëzakonshëm konsultativ lidhur me situatën me kryetarët e nivelit sindikal komuna dhe të Universiteteve për të marrë hapa dhe veprime konkrete bazuar karshi situatës. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin