Rëndohet bilanci në Evropë, dy raste të reja në Britani me koronavirus

10:27 | 27 Shkurt 2020
Arbresh.info

Dy pacientë të tjerë janë testuar pozitivë për koronavirus në Britani të Madhe.

Kjo e qon bilancin e të infektuarve në këtë shtet në 15, transmeton portali arbresh.info.

Pacientët thuhet të jenë transferuar tek një specialist në qendrën e infeksioneve në NHS, njofton Departamenti i Shëndetit.

Ndërkohë sot gjatë ditës janë konfirmuar rastet e para të virusit në Danimarkë dhe Estoni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme