Gjasat që Kryeministri i vendit Albin Kurti ta shkarkoj presidentin, Hashim Thaçi, janë të vogla.
Për një inicim të tillë, Kurtit i duhen 80 vota brenda Kuvendit të Kosovës, e kjo është e pamundur për momentin.
Kështu thonë të paktën njohësit e çështjeve kushtetues në vende.
Në një deklaratë për arbresh.info, Mazllum Baraliu profesor universitar, ka treguar se nuk është e lehtë të shkarkohet një President.
“Nuk është e lehtë ta shkarkojë. Nëse ka shkelje të gjithë duhet të reagojnë, por mundësia dhe dëshira janë të ndryshme. Është vështir që në këto momente të shkarkohet pasi që i duhen 2/3, dhe kjo Qeveri nuk i ka pasi që i ka 66 vota e i duhen 80 vota për ta iniciuar shkarkimin e tij”.
Duke komentuar opinionin e fundit juridik të kryeministrit Kurti rreth dyshimit se Presidenti ka shkelur Kushtetutën në një marrëveshje “sekrete” mes tij dhe NATO-së, Baraliu thotë se kushdo që ka një dyshim të tillë mund të shpreh por që nëse brenda iniciativës se Kryeministrit Kurti ka për qëllim “luftë” politike, sipas tij kjo nuk i duhet Kosovës në këto momente.
“ Nuk e di, por një gjë e di që kurdo që ndaj kujtdo që ka dyshime të pa bazuar se nuk ju është përmbajtur Kushtetutës gjatë ushtrimit të detyrës, kanë të drejt që t’i shprehin edhe dyshimet e tyre dhe propozimet e tyre në drejtim të respektimit të Kushtetutës. Nëse ka tendenca ose konotacione të një rivaliteti politik dhe të një lufte politike, mendoj se nuk i shkon as në favor, e as në shërbim vendit në këto momente, ku kemi shumë sfida përpara dhe asnjë unitet politik”.
Iniciativën e Kryeministrit Kurti për të shkarkuar presidentin Thaçi kinse për shkelje të Kushtetutës po e sheh më shumë si një veprim për ta dëmtuar kredibilitetin e këtij të fundit, analisti politik, Shkodran Ramadani.
“Përmes këtyre veprime po do me rrënu dhe dobësu kredibilitetin e Presidentit Thaçi në mënyre që të legjitimojë procesin e dialogut që ka nisur nënë patronazhin e SHBA-së, dhe ai edhe në Berlin e tha që nuk duhet të ketë President ndërmjet hartave, dhe ai është duke punuar në këtë drejtim, duke gjetë marrëveshje dhe dokumente që s’janë ratifiku në Kuvend”.
Letra që kryeministri Kurti e ka bërë publike ku presidenti Thaçi në letrën që i ka dërguar ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, zotohet se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ndërmarrë misione në veri të shtetit, pa lejen e KFOR-it, Ramadani e shesh më shumë si letër-këmbim e cila s’ka peshë juridike.
“Ai është letër-këmbim që s’ka peshë juridike dhe s’e dimë a ka shkelje kushtetuese. S’e dimë cili është roli kushtetues i forcave të NATO-s dhe KFOR-it pasi e dimë se në atë kohë Kosova s’ka pas ushtri dhe dikush është dashtë ta mbroj territorin e Kosovës. Ajo kërkesë nuk duket të jetë ndonjë shkelje e Kushtetutës. Kurti duke dashtë të hap një front me presidentin Thaçi dhe të fitojë disa muaj sa lënda të qëndroj në gjykata, të akuzoj pastaj Thaçin si shkelës të Kushtetutës”.
Madje sipas tij, kryeministri Kurti zor se do ta shkarkojë presidentin Thaçi.
“Është zor që Kurti ta shkarkojë Thaçin më shumë mundet me e defaktorizu për dialogun Kosovë-Serbi, s’e besoj se po do me shkarku me të vërtetë. Ai mund të provoj po është pikëpyetje a mund ta shkarkoj”.
Ndryshe të mërkurën, kryeministri Kurti ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare se e ka informuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani, lidhur me një marrëveshje “sekrete”, siç e quan ai, në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sipas këtij njoftimi, kjo është bërë përmes shkëmbimit të letrave të datës 19 prill të vitit 2013, kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
“Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 [Bartja e Sovranitetit], nenin 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare] dhe nenin 91 [Shkarkimi i Presidentit]”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit./V.Selimi/arbresh.info/
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...